Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 5449 raste të reja me COVID, duke shënuar një tjetër rekord infektimesh që prej marsit të vitit të kaluar.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 52 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 15,990 në total.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 430, mosha mesatare e të cilëve është 65 vjeç. Prej tyre 364 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm njërën dozë të vaksinës.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 249 pacientë, ndërkohë që mesatarja e shtatë ditëve të fundit është 277. /Abcnews.al