Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rekord në Greqi, 2 917 raste të reja dhe 29 të vdekur

schedule18:28 - 5 Nëntor, 2020

schedule 18:28 - 5 Nëntor, 2020

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot një tjetër shifër rekord të infektuarish. Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2,917 persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar 49807, nga të cilat 54.5% janë burra.

Brenda pak orëve 29 qytetarë kanë humbur jetën në Greqi, duke e çuar në 702 numrin e viktimave qe nga fillimi i pandemisë në vend.



LEXO EDHE: Zgjat tre javë, Mitsotakis njofton mbylljen e Greqisë: Pagesë 800 euro për punonjësit

Mosha mesatare e viktimave është 79 vjeç dhe 96.6% me sëmundje bashkëshoqëruese, përcjell abcnews.al.

Sipas autoriteteve 187 pacientë janë të intubuar në spitale. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 90.4% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë mbi 70 vjeç.

Kujtojmë se kryeministri grek ka njoftuar gjatë mesditës së sotme mbylljen kombëtare në Greqi, e cila nis nga ora 18:00 e ditës së shtunë dhe zgjat deri në 30 nëntor. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!