Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord infektimesh, Turqia mbyll aktivitetet kryesore pas orës 22:00

schedule18:13 - 3 Nëntor, 2020

schedule 18:13 - 3 Nëntor, 2020

Vala e dytë e koronavirusit ka pushtuar tashmë Europën dhe vendet janë duke marrë masa të forta për përballimin e situatës.

Kështu, Turqia ka njoftuar se do të mbyllen pas orës 22:00 një mori shërbimesh ndaj qytetarëve në sektorë që konsiderohen me rrezik të lartë për shpërndarjen e koronavirusit.

Presidenti Erdogan njoftoi se përbeç shërbimit katering, do të mbyllen pas orës 22:00 të gjitha lokalet, restorantet, pishinat, hamamet, sallonet e bukurisë, kalçetot dhe kinematë.



Turqia pati një rritje të beftë të rasteve pozitive me koronavirus duke shënuar më shumë se 2 300 të tilla gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 76 brenda ditës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!