Rusia ka tejkaluar 2 milion raste të personave të prekur me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore bënë me dije se zyrtarisht janë shënuar 23,610 raste të reja me COVID-19, ndërsa 463 pacientë kanë humbur jetën nga virusi duke e çuar numrin e përgjithshme në 34, 850 viktima.
Ndërsa theksojnë se ka një rritje të rekordeve ditore.
Rusia tashmë është vendi i pestë për numrin më të lartë të rasteve të raportuara pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Indisë, Brazilit dhe Francës./abcnews.al/