Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rekord i zi në Greqi, 4340 raste të reja me koronavirus dhe 72 viktima, 741 të intubuar

schedule17:24 - 30 Mars, 2021

schedule 17:24 - 30 Mars, 2021

Sot në Greqi janë shënuar 4340 raste të reja me koronavirus, shifër rekord nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj.

Kjo është hera e parë që në Greqi brenda harkut të 24 orëve zbulohen mbi 4000 të infektuar nga 67 mijë teste.

Atika është më e prekura me 2097 raste me infeksion më pas vjen Selaniku.



Në të njëjtën periudhë, pra në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në total në 8017.

Një tjetër shqetësim është numri i të intubuarve që ka arritur në 741.

Greqia përgatitet që të hapet për sezonin turistik që pritet të nisë në 14 maj, por numrat dhe situatën, të paktën për momentin e ka kundër./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!