Rekord i tenistit kroat/ Lojtari më “i dobët” që fiton turne ATP, Cilic fitoi në Kinë duke qenë numri 777 në botë

schedule18:36 - 26 Shtator, 2024

schedule 18:36 - 26 Shtator, 2024

Ka qenë një emër i njohur.

Marin Cilic nuk është aspak një “dikush” apo “askush” në tenis, pasi vetëm një vit e ca më parë ndodhej në vendin e 22-të në botë, por fatin nuk e ka pasur me vete.

Dëmtimet e zbritën tenistin kroat deri në pozicionin e 777-të në rruzull, por pikërisht në këtë moment të vështirë ai vendosi një rekord, me “veteranin” 35-vjeçar, i cili triumfoi në turneun ATP të zhvilluar në Hangzhu në Kinë, duke mundur tenistin vendas, Zhizhen Zhang.

Mund të duket diçka krejt normale për një njeri që fitoi turneun e madh US Open në 2014, dhe arriti numrin 3 në planet, por gjithsesi rekordi qëndron, kjo sepse Cilic u bë lojtari me renditjen më të dobët në histori që fiton një turne ATP.

Kjo bëri që kroati të fitojë 150 000 dollarë, nga fondi i përgjithshëm prej 1 milionë dollarësh, por kryesorja është që pati një kërcim të jashtëzakonshëm në renditje.

Pas suksesit në Kinë, u ngjit pranë vendit të 200-të, duke fituar më shumë se 500 pozicione. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!