Rekord i ri botëror në Indi: Mbi 400 mijë raste të reja me COVID në 24 orë

schedule23:56 - 6 Maj, 2021

schedule 23:56 - 6 Maj, 2021

India është duke kaluar në një krizë të madhe për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar412 262 raste të reja me koronavirus.

Ky numër është rekord i ri botëror që nga fillimi i pandemisë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3980 persona nga Covid 19 në Indi.

India është në mes të një vale të rëndë të dytë të pandemisë. Në 30 ditët e shkuara, ky vend ka regjistruar 8.3 milion raste./Abcnews.al