Rekord historik i Barcelonës në Champions, dëshmitar edhe Uzuni

schedule22:38 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 22:38 - 2 Dhjetor, 2020

Barcelona në historinë e Champions League, me një rekord mjaft të veçantë. Katalanasit, në ndeshjen kundër Ferencvaros kanë fituar një penallti që i bën ata ekip të veçantë.

Për herë të parë në histori, një ekip arrin të marrë pesë penallti në pesë ndeshje radhazi. Sigurisht katalanasit i kanë kthyer të gjitha penalltitë në gol, sikurse ndodhi edhe sonte.

Fillimisht ishte Lionel Messi që i ktheu në gola penalltitë tre penalltitë e para kundër Ferencvaros, Juventus dhe Dinamo Kiev.

Këta të fundit i ndëshkoi edhe Martin Braithwaite, kurse sonte ndaj kampionëve të Hungarisë realizoi Ousmane Dembele. Dëshmitar ishte edhe Myrto Uzuni, tullar për Ferencvaros. /abcnews.al