Rekomandimet e qeverisë për Prokurorinë e Përgjithshme/ Manja jep porositë: Të forcohet mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe lufta kundër terrorizmit

schedule10:27 - 3 Maj, 2024

schedule 10:27 - 3 Maj, 2024

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme në luftën kundër kriminalitetit përgjatë vitit 2024.

Ai kërkoi më shumë bashkëpunim ndërinstitucional dhe bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e huaja ligjzbatuese, por dhe me organizatat si Europol dhe Eurojust.

Gjatë fjalës së tij, Manja vuri theksin në goditjen e veprave penale në fushën e sigurisë kombëtare dhe të terrorizmit.

“Duhet forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore. Të vazhdohet edhe përgjatë 2024, të vazhdohet me rritjen profesionale si për prokurorët ashtu dhe me oficerët e policisë gjyqësore. Forcimi I luftës kundër korrupsionit, Këshilli i Ministrave sugjeron disa masa, me rëndësi në këtë shtyllë ngelet rritja e teknikave proaktive të hetimeve, të rritet numri i personave të hetuar për veprat penale dhe dënimin e autorëve të këtyre veprave. Lufta kundër krimit të organizuar dhe në këtë shtyllë Këshilli i Ministrave, më qëllim forcimin e luftës së këtyre veprave rekomandon nëntë masa, por fokusi duhet të vihet për rritjen e procedimeve penale për veprat penale që kanë të bëjmë në fushën e terrorizimit dhe të mbrojtjes së sigurisë kombëtare. Do duhet të fokusohemi te veprat penale që kanë të bëjmë me sigurinë kibernetike. Nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional, brenda dhe jashtë vendit.  Një nga rekomandimet kryesore për 2024, forcimi i bashkëpunimi me agjencitë liugjzbatuese me vendet e tjera. Nxisim bashkëpunimin me Eurojust, Europol, me të cilat Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Posaçme kanë praktika, të cilat e kanë rritur imazhin e tyre në raport me agjencitë e huaja ligjzbatuese. Kjo shihet dhe e shoh çdo ditë. Prokuroria shqiptare është bërë partner i besueshëm në Evropë dhe më gjerë i takon serioziteti të punës së prokurorëve”, tha ai.

Më tej, Manja në cilësinë e ministrit të Drejtësisë garantoi institucionet se qeveria shqiptare do t’i mbështesë në punën e tyre.

“Në vija të përgjithshme këto ishin rekomandimet. Garantoj bashkëpunimin si ministër i Drejtësisë për sa i përket detyrave, por edhe në emër të qeverisë dua t’ju garantoj mbështetje maksimale në mënyrë që të ushtroni detyrat tuaja. Dua ta mbyll fjalën me një përgëzim për punën tuaj për vitin 2023. Pse jo të kemi një mundësi tjetër që punën tuaj për 2023 t’ia bëjmë prezente dhe Kuvendit.”, shtoi Manja./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!