Reklamimi i pijeve alkoolike dhe energjike, apo ato me sheqer të shtuar, që konsiderohen të dëmshme për fëmijët, do të ndalohen të reklamohen në televizione tek programet që kanë si audience fëmijët.
“Krahas reklamave të fshehta në edicionet e lajmeve, reklamave të fshehta për shërbime të medikamenteve dhe ato spitalore është edhe mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive. Pra jo vetëm gjatë programeve për fëmijë, por edhe 60 minuta para dhe 60 minuta pas. Pra bëhet një kordon”, tha Arben Muka, Drejtor i Programacionit, AMA.
Këto vendime pritet të përfshihen në ligj. Ndërkohë që AMA theksoi nevojën e mbrojtjes së identitetit të fëmijëve, kur ata bien pre e dhunës apo ngjarjeve të rënda familjare dhe vendosjen në ekran shenjat paralajmëruese.
Pas çdo ankese në këshill, kur konstatohet se këto vendime nuk janë respektuar dhe është bërë cenimi i të drejtave të fëmijëve, AMA ka përcaktuar një sërë penalizimesh, nga gjobat deri tek ndërprerja e transmetimit.
Klan Plus