Reja: Në Elbasan luajmë më mirë, vuajtëm gjatësinë e tyre. Abrashi mungesë e madhe

schedule20:31 - 15 Nëntor, 2020

schedule 20:31 - 15 Nëntor, 2020

Shqipëria fitoi sot me shifrat 3-1 ndaj Kazakistanit, por Reja pas ndeshjes nuk ishte i lumtur. Për RTSH ai shprehet se nuk është i lumtur me lojën dhe për këtë mund ta ketë fajin edhe fusha e “Air Albania”.

“Në fillim patën një 5 minutësh të fortë dhe krijuan raste, u duk sikur po flinim në fillim. Pastaj bëmë 20 minuta të mira, por pësuam atë gol që na kushtoi shumë.

Deri në fund të pjesës së parë vuajtëm fizikisht dhe e kishim të vështirë ti përmbanim. Kishin më shumë centimetra se ne dhe na vunë në vështirësi në goditjet standarte.

Patëm raste me Hysajn dhe Uzunin, mund të kishim shënuar dhe të krijonim diferencë. Kur fitojmë jemi të lumtur, por nuk jam i kënaqur totalisht. Kjo skuadër mund të bëjë më shumë dhe ka akoma për të dhënë.

Nuk e di çfarë ndodh në këtë stadium dhe nuk bëjmë paraqitje të mira. Kemi bërë shumë mirë në Elbasan, ndoshta të favorizuar edhe nga fusha.

Tani duhet ta mbyllim bukur, duhet të fitojmë me Bjellorusinë. Stadiumi është i bukur, por fusha ka probleme. Memushaj është i caktuar për goditjet e dënimit, për penalltitë janë Cikalleshi dhe Manaj, godet ai që ndihet më mirë.

Mungesa e Abrashit ndikon shumë sepse ai është lojtar me shumë peshë në mesfushë. Shpresoj të kem Gjasulën në formën e duhur sepse ka ardhur të premten dhe ka pasur probleme në kthim. I kërkova të vinte medoemos.

Ka qenë pak me ne, por e bëri një pjesë loje dhe do na duhet shumë ndaj Bjellorusisë. Ikën Abrashi dhe rikthehet Laçi që ishte i skualifikuar. Nuk kemi zgjidhje të tjera”, u shpreh Reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!