Rehabilitohet një tjetër bllok banimi në Sauk

schedule15:30 - 26 Shtator, 2018

schedule 15:30 - 26 Shtator, 2018

Një tjetër bllok banimi në Sauk ka përfunduar së rehabilituari. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky është një premtim i mbajtur ndërkohë që i bëri thirrje banorëve të ruajnë investimet publike.

Investimet Bashkia e Tiranës i ka shtrirë dhe në zonat periferike. Blloku i pallateve që kufizohet nga Rr. “Herman Gmeiner” dhe “Selim Brahja” në Sauk që një vit më parë shërbente si parking makinash është kthyer në një mjedis çlodhës për fëmijët dhe të moshuarit.

“Jam super i lumtur sot që kthehemi pas një viti, kemi qenë këtu me kryeministrin Edi Rama për një takim dhe thamë se brenda një viti do ta rregullojmë këtë hapësirë. Sot edhe Sauku i Vjetër i ngjan 35 këndeve të tjera të lodrave që kemi bërë në gjithë Tiranën, për t’iu thënë të gjithë fëmijëve se nuk ka rëndësi ku e kemi shtëpinë, në Sauk të Vjetër, në Kombinat, në Bllok, në Allias, në Laprakë, në Kinostudio, por kushtet i kemi njësoj”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje banorëve që t’i mirëmbajnë investimet e reja publike. Përveç ndërtimit të këndit çlodhës në këtë zonë janë sistemuar kanalet e ujërave të shiut, trotuaret, janë asfaltuar rrugët dhe e gjithë hapësira është gjelbëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!