Rehabilitim të plotë të segmentit rrugor Gjirokastër–Lazarat

schedule15:37 - 9 Shtator, 2018

schedule 15:37 - 9 Shtator, 2018

Rreth 1 milion euro po investohen për të rehabilituar rrugën nga Gjirokastra në Lazarat. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritit Rrugor Shqiptar inspektoi punimet që po kryhen, ndërsa deklaroi se ato do të përfundojnë në fund të vitit.

Brenda muajit Dhjetor për të shkuar nga Gjirokastra në Lazarat apo anasjelltas do të ketë një rruge të re. Rreth 1 milion euro po investohen në 3.5 kilometra rrugë. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, bashkë me deputetin Bledi Çuçi inspektuan punimet që po kryhen.

“Duke filluar nga rrethrrotullimi i ashtuquajtur i Lagjes Punërore deri në fundin e fshatit Lazarat ku bëhet dhe lidhja me pjesën e rrugës së re. Është një rehabilitim që i ka të gjithë elementët, paketën e shtresave, tumbinot, kanalet dhe veprën në të cilën ne ndodhemi, një tumbino e madhe e cila ka qenë shumë problematike në funksionimin e aksit. Është një investim gati 1 milion euro në këtë projekt dhe ne mendojmë se edhe sipas grafikut të punimeve, brenda Dhjetorit ta kemi të mbyllur këtë vepër dhe ky aks i rëndësishëm i korridorit veri-jug të jetë në standard”.

Drejtori i Përgjthshëm i Rrugëve vlerësoi bashkëpunimin me policinë për menaxhimin e trafikut gjatë ndërhyrjeve intensive në disa akse kombëtare në gjithë territorin. Reabilitimi segmentitn rrugor Gjirokastër-Lazarat vjen në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen akseve rrugore kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!