Regjistronte mijëra persona në ditë me koronavirus, vazhdojnë të bien ndjeshëm rastet në Kinë

schedule08:28 - 13 Mars, 2020

schedule08:28 - 13 Mars, 2020

Kina vazhdon të raportojë çdo ditë ulje të nurmit të rasteve dhe të personave që ndërrojnë jetë si pasojë e koronavirusit të ri.

Gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 7 persona, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në vend. Po ashtu, të enjten u regjistruan vetëm 8 raste të reja me virusin, pesë prej të cilave ishin në Ëuhan, epiqendrën e pandemisë.

Numri i rasteve të reja apo vdekjeje po ulet në mënyrë të ndjeshme nëse e krahasojmë situatën me një ose dy muaj më parë kur vendi po regjistronte mijëra raste në ditë. Deri më tani, Kina rezulton si vendi më i prekur nga Covid-19 me 80,814 persona të prekur dhe 3,177 që kanë humbur jetën.

Që prej fillimit të pandemisë, prej koronavirusit në Kinë janë shëruar 64,119 persona.  /abcnews.al