Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 795 rastet e reja me koronavirus. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë në vend ka njoftuar se si pasojë e koronavirusit, brenda një dite, humbën jetën 15 qytetarë.
Nga numri total i të infektuarve, 124 raste raportohet të jenë konfirmuar në Athinë , 41 në Atikën lindore, 61 në veri dhe 44 në perëndim.
Numri total i viktimave në vend shkon në 5,779, kurse 257 pacientë janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Numri i përgjithshëm i rasteve është 156,473, nga të cilat 52.0% janë burra. s.b/abcnews.al/