Në Korçë këtë të martë një tjetër rast i ri është konfirmuar me koronavirus nga ministria e Shëndetsisë.
Deri më tani numri i personave të infektuar në këtë qytet ka shkuar në 15.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për Abc News se deri më tani të gjithë rastet janë zinxhir i rasteve të mëparshme të konfirmuara me koronavirus.
Gazetarja thekson se përmes burimeve jo zyrtare rezulton se rasti i ri është i biri i çiftit të moshuave te konfirmuar pozitiv me koronavirus. /abcnews.al