Regjistrohet koalicioni opozitar në KQZ

schedule13:13 - 3 Maj, 2019

schedule 13:13 - 3 Maj, 2019

Është regjistruar koalicioni i dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas atij të Partisë Socialiste me 21 parti. Nën siglën “Shpresa për ndryshimin”, 7 parti opozitare kërkojnë të shkojnë në zgjedhjet e 30 Qershorit pasi e shohin si rrugën e vetme për zhvillimin demokratik të një vendi.

Shpresa për ndryshimin është koalicioni i dytë që është regjistruar për zgjedhjet vendore në 30 Qershor. Janë shtatë parti që kanë vendosur t’i vihen përballë mazhorancës socialiste që do të kandidojë së bashku me 21 parti të tjera nën siglën “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Partitë opozitare që janë bërë bashkë janë:

“Shpresa për ndryshimin”

Aleanca Kuq e Zi
Bashkimi Liberal Demokrat
Demokracia e Re Europiane
Aleanca Popullore
Partia Balli Kombëtar
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Ora e Shqipërisë

 “Të vetëdijshëm se rruga e vetme kushtetuese për përtëritjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike është pjesëmarrja në proceset e saj zgjedhorë, të shqetësuar se rrethanat politike të tanishme në Shqipëri po ndikojnë për krijimin e një klime mosbesimi në vlerat e institucioneve demokratikë, ne si një grup i partive politike opozitare kemi vendosur së bashku për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore si koalicion me emërtimin ‘Shpresa për Ndryshimin’”.

Nëpërmjet kësaj letre, shtatë partitë politike i drejtohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e tyre si koalicion në zgjedhjet e ardhshme vendore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!