Regjistrohen më shumë se 10 mijë viktima në Turqi që nga fillimi i pandemisë

schedule22:23 - 28 Tetor, 2020

schedule 22:23 - 28 Tetor, 2020

Turqia ka regjistruar më shumë se 10,000 viktima, që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore njoftuan se 77 pacientë humbën jetën nga COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca bëri me dije se Stambolli ka regjistruar një numër të lartë të rasteve me koronavirus. “Nëse nuk mund ta kontrollojmë COVID-19 në Stamboll atëherë situata do të jetë më e vështirë”, u shpreh ai.

Sakaq 2,305 raste të reja u regjistruan gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 370,000 që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!