Regjistrohen mbi 20,000 viktima nga koronavirusi në Brazil, shifrat reale mund të jenë më të larta

schedule08:24 - 22 Maj, 2020

schedule 08:24 - 22 Maj, 2020

Brazili është bërë vendi i gjashtë në botë që regjistron më shumë se 20,000 vdekje nga koronavirusi. Nga ky bilanc, thuajse 1,200 persona humbën jetën një ditë më parë.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Brazili është ende disa javë larg arritjes së pikut të epidemisë, ndërsa shtojnë se mungesa e testeve mund të nënkuptojë që shifrat zyrtare nuk pasqyrojnë realitetin.

Presidenti i vendit është kritikuar se ka nënvlerësuar rreziqet që vijnë me Covid-19. Ai ka nxitur qeveritë e vendit që të heqin karantinat dhe ka promovuar vetitë , ende të pa provuara, të medikamenteve antimalarjanë, si një kurë e mundshme.

Deri më tani, në Brazil janë regjistruar 310,921 të infektuar dhe 20,082 viktima, ndërsa numri i rasteve aktive është 164,879. Vendi i Amerikës Latines rënditet tashmë si i treti në botë me më shumë raste të konfirmuara me virusin korona.

Në vendin e parë dhe të dytë mbeten SHBA dhe Rusia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!