Shqipëria vijon të mos gjejë qetësi nga lëkujdet e tërmetit. Një goditje prej 3.7 ballësh është regjistruar në orën 01:52 të mengjesit të sotëm.
Lëkundja është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe gjithë zonat përreth, por epiqendra e goditjes ka qenë 11 km në jug-perëndim të Mamurrasit, ndërsa thellësia fokale 5 km.
Deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme materiale, por lëkundja ishte e fortë