Regjistrohen 5 të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule16:46 - 7 Korrik, 2020

schedule 16:46 - 7 Korrik, 2020

Regjistrohen pesë të vdekur dhe 120 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1367 testime për koronavirusin, nga të cilat 120 raste kanë rezultuar pozitiv.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar edhe 125 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.367 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 69.426.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!