Regjistrohen 1957 raste të reja me COVID në Greqi, 43 viktima në 24 orët e fundit

schedule17:13 - 15 Maj, 2021

schedule 17:13 - 15 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1957 raste të reja me COVID dhe 43 viktima.

Rastet e reja ranë nën 1000 në Atikë ku u konfirmuan pozitivë 886 persona, ndërsa në Athinë kanë rezultuar pozitivë 293 persona.

Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 11,365.

Aktualisht numri i pacientëve në intubim në spitalet greke ka shkuar në 661, ku 62.5% janë burra. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!