Regjistrohen 17 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule15:09 - 26 Nëntor, 2021

schedule 15:09 - 26 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë zbuluar 17 raste të reja me koronavirus ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë shëruar 5 pacientë.

“Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748″, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Aktualisht në Kosovë janë 335 raste aktive me koronavirus. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!