Regjistrimi i emigrantëve nis në 11 janar/ Zgjedhjet e 11 Majit, diskutohet për votën e diasporës

schedule13:06 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 13:06 - 16 Dhjetor, 2024

Pak orë përpara nisjes në Bruksel për konferencën e tretë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, Edi Rama mblodhi online drejtuesit politike dhe kryetaret e bashkive socialiste të cilët raportuan mbi numrin e emigrantëve në qarqet përkatëse, në përmbushje edhe të afateve të vëna nga kryesocialisti për një regjistër të votuesve të mundshëm nga diaspora, të cilët në 11 maj, do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë.

Ndërkohë drejt fundit përgatitjet janë edhe në Komisionin qëndror të zgjedhjeve.

Gjate nje dëgjese në nënkomisionin për diasporën, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha detaje mbi menyrën e regjistrimit të emigrantëve, proces i cili do të nisë më 11 janar ndërsa për mbi 1 milionë votuesit që nuk kanë dokumenta të vlefshme, kërkoi shtyrje të afatit.

Nga 11 janari dhe për 60 ditë sa vazhdon procesi, të gjithë shtetasit shqiptarë, me apo pa dokument identifikimi do jenë në sistem, por jo pa e marrë atë votë derisa qeveria të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit. Pra nuk e marrin votën pa dalë vendimi për shtyrjen e vlefshmërisë.

Kemi kohë, duhet të presim, është sensitive, për votuesit jashtë e dimë se nuk kanë komoditetin për rinovim të dokumentin e identifikimit. Pra nëse nuk e ka rinovuar dokumentin, le të shtyhet për votuesin jashtë vendit, por jo për atë brenda vendit.

Celibashi garantoi partitë politike se do të kenë akses në të gjithë proces, jo vetëm gjatë regjistrimit por edhe në procesin e numërimit.,

Partitë politike të gjitha kanë akses në këtë proces nga nisja në fund, nga regjistrimi i emigrantëve, kanë të drejtë të caktojnë vëzhgues, auditues teknikë, për ta këqyrur si funksionon, të caktojnë ekspertë. Procesi është monitoruar nga partitë, kamerat, përfaqësuesit e huaj, por edhe nëse duan të tjera të mbikëqyrin. Numërimi dhe rivlerësimi i fletëve të votimit në prani të partive politike. Në draft kam parashikuar që të dy partitë kryesore të kenë nga një përfaqësues të jenë më afër për ta vëzhguar procesin.

E gjithë kostoja e procesit I cili parashikohet të marrë deri në 60 ditë kohë do të mbulohet nga qeveria shqiptare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!