Regjisori i njohur, Kastriot Abdyli ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ai ka folur përveç karrierës dhe për jetën private, duke u ndalur te vitet e studimit.
Kastrioti theksoi se në fillim studioi për aktrim pasi nuk ishte hapur ende dega e regjisë. Për këtë, ai falenderoi babai e tij, i cili sakrifikoi duke i dhënë makinën, ndërsa vetë shkonte në punë me autobus.
“Çdo i ri e ka ëndrrën e vetë dhe normalisht e kisha ëndrrën time të filmit. Isha në vitet ’90 kur ndryshoi sistemi, por unë jetoja në Kosovë dhe në atë kohë u bë okupimi i Kosovës. Unë jam nga Maqedonia e Veriut dhe jetoja në Kosovë. Unë isha gjenerata e fundit nëpër objekte shkollore. Problemi kryesor ishte se diplomën e vitit të fundit e kisha me rubrikë Kosove dhe nuk më pranonin kurrëkund. Sepse e kisha problem të vazhdoja për regji. Pastaj vazhdova në momentin që u hap në Tetovë aktrim dhe pastaj vazhdova në Kosovë studimet e mëtejme për regji filmi. Realizova një dëshirë timen të hershme. Babi dëshironte të bëhem një historian, ndërsa mami donte që unë të bëhesha një inxhinier. Në fund, babi më ka suportuar, më përkrahi të vazhdojë aktrimin.
Për të shkuar nga Shkupi në Tetovë, ai mua më dha makinën, sepse vete shkonte me autobus në punë, në mënyrë që unë të isha korrekt në studimet e mia për aktrim, më pas për regji filmi.
Në fillim si student kam luajtur filma, por e pash që nuk isha aq shumë i gatshëm”, u shpreh Abdyli./abcnews.al