Regjisori Paul Haggis akuzohet nga 4 gra për ngacmim seksual

schedule12:25 - 6 Janar, 2018

schedule 12:25 - 6 Janar, 2018

Paul Hagis, akuzohet për ngacmim seksual kundrejt katër grave. Mediat raportojnë se pas padisë së parë kundër regjisorit nga një grua punonjëse e marrëdhënie me publikun, tre gra të tjera deklaruan se ishin ngacmuar nga regjizori. Ndërkohë, avokati i Hagis mohon gjithçka.

Katër gra akuzojnë drejtorin Paul Hagis, fituesi i çmimit Oskar me filmin “Crash”, për ngacmim seksual dhe përdhunim. Mediat raportojnë se akuzat kanë dalë në dritë vetëm pas padisë civile të ngritur nga një punonjëse e marrëdhënieve me publikun e cila pretendon se është përdhunuar nga regjizori. Një nga tre gratë thotë se Hagis e kishte detyruar atë të kryenin raport seksual me dhunë. Akuzat në fjalë janë hedhur poshtë nga avokati i Hagis.

Regjisori, 64-vjecar, autor i skenarit “Million Dollar Baby”, sipas akuzave ka sulmuar një grua të quajtur Haleigh Breest në janar 2013, kur ajo ishte 26 vjeç. Ndërkohë, Hagis e ka akuzuar atë se ka ngritur padi kundër tij me qëllim për të marrë miliona dollarë dëmshpërblim nga ai. Breest, është e vetmja nga katër gratë që ka dalë hapur hapur, ndërsa tri gratë e tjera janë  identifikuar vetëm si Jane Doe një, dy dhe tre.

Gruaja e parë, mësohet të ketë punuar me Hagis në të njëjtin program televiziv dhe thotë se u përdhunua në vitin 1996. Gruaja e dytë, deklaroi se kishte qënë duke i propozuar një projekt për shfaqje, kur ishte sulmuar nga regjizori dhe ishte detyruar të la\rgohej nga zyra. Ndërsa gruaja e tretë, pretendon se u takua me Hagis në një festival kinematografik në vitin 2015, dhe në atë kohë u abuza seksualisht nga ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!