Regjisori Leka Bungo prezanton librin “Testamenti i mitomanit”

schedule18:08 - 1 Shkurt, 2019

schedule 18:08 - 1 Shkurt, 2019

Personazhi kryesor i librit të parë të regjisorit të njohur Leka Bungo “Testamenti i motomanit” është shkrimtar. Libri, krahas gjuhës satirike ka mjaft të vërteta që tregojnë realitetin e trishtë e të qenurit artist në kohën e komunizmit, por autori vështirësitë përvijojnë edhe në ditët e sotme.

“Testamenti i mitomanit” është libri i parë që regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar Leka Bungo prezanton për lexuesit, në një ditë simbolike në 75-vjetor të lindjes. Batuta dhe humori e karakterizojnë Bungon dhe me këtë formë jep edhe arsyet e sprovës së tij si shkrimtar. Autori me këtë libër ironizon me satire edhe fenomenin e shit-blerjes së votës që është dhe temë e ditës në politikë.

“Testament i mitomanit” është libri i parë që regjisori dhe skenaristi i njohur shqiptar ka shkruar.  Në qendër të veprës është shkrimtari, i cili ka jetuar në dy kohë; komunizmin dhe tranzicionin e gjatë që ende vazhdon. Me personazh kryesor një shkrimtar, “Testamenti i motomantit”, është një libër që krahas gjuhës satirike ka mjaft të vërteta që tregojnë realitetin e trishtë e të qenurit artist në kohën e komunizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!