Regjisori i 78 titujve, Gurakuqi rikthehet në Opera për premierën “Cavaleria Rustikana”

schedule16:21 - 8 Shtator, 2022

schedule 16:21 - 8 Shtator, 2022

Nga Leontina Nikaj 

Libri “ Mjeshtri i risive të teatrit muzikor shqiptar“ rrëfen  45  vitet e regjisorit të shquar  Nikolin Gurakuqit në opera.  Autorja  e veprës Floriana Paskali e cilëson  familjen Gurakuqi  si kontribuuese kryesore në artin skenik Regjisori në një intervistë për abc rrëfen emocionet e rikthimit në opera për shfaqjen “Cavaleria Rustikana”.

Me tingujt muzikorë regjisori i njohur Nikolin Gurakuqi rikthehet në shtëpinë e tij të dytë, në Opera.

“ Ky rikthim është një emocion i veçantë për mua, në këtë skenë ku kam kaluar 45 vite jetë artistike”, tha Gurakuqi.

Këtë  skenë dhe mjedisin përqark  e ka prekur herët, që  në moshën 5 vjeçare.

 “Babai ishte regjisor i operas, ndërsa ime më këngëtare në ansambël, kështu që  kur isha 5 vjeç ky ambient ishte shume familjar me mua. Këtu luaja me vajzën e Marie Krajës, dhe shpesh rrinim me ore duke pare provat”, tha Gurakuqi.

Rrugëtimi i tij 45 vjeçar në këtë institucion, vjen i përshkruar  në librin” Nikolin Gurakuqi, Mjeshtri i risive të teatrit  muzikor shqiptar” nën autorësinë e kritikes së artit Florian  Paskali e cila nënvizon kontributin e familjes Gurakuqi në  këtë art.

 “Kontributi i familjes Gurakuqi në opera është shumë  i madh dhe themelor në këtë gjini.”

Emocioni me domethënës  jetuar në karrierën e tij është ky.

“Kur kam vënë në skenë shfaqjen e parë si regjisor, operan “ Peshkatarët e perlave” , koençidencë,  kjo vepër shënon edhe shfaqjen e parë të babit tim në opera”, tha Gurakuqi.

Veçantia e  regjisorit  i cili ka realizuar plot 78 tituj qëndron te simbolika, detaj të cilin po e zhvillon tek  opera “Cavalleria Rusticana”, e cila pritet të  ngjitet në  skenë së shpejti.

Mjeshtri i artit elitar, gjatë karrierës së tij artistike i ka dhënë jetë veprave kryesorë operistike botërore, pa lënë mënjanë edhe veprat shqipe. Por si kompozitor të zemrës rendit  Verdin, Puçinin dhe Mozart.

Ndërkohë që vitet e fundit një vend të veçantë  në krijimtarinë e Gurakuqit zë edhe poezia, ku veprën e parë ia ka dedikuar të birit që nuk jeton më Marsidit, libër të cilën e ka cilësuar si një britmë e shpirtit.

Në prezantimin e librit dedikuar një jetë në opera, nuk munguan  krahas familjes edhe miqtë artist, personalitete me të cilët ka bashkëpunuar në jetësimin e veprave skenike.

Përmbyllja nuk mund të ishte ndryshe përveçse me një Brindisi të Verdit./Abcnews.al/