Regjimi ”41 bis”, SPAK depoziton 8 kërkesa për izolimin në burg të pjesëtarëve të grupeve kriminale

schedule12:16 - 16 Korrik, 2020

schedule 12:16 - 16 Korrik, 2020

Prej 4 muajsh kreu i SPAK ka depozituar në ministrinë e Drejtësisë 8-të kërkesa për izolimin e bosëve të krimit.

Ligji për regjimin e posaçëm 108/2018 i njohur edhe si “41-bis” është në fuqi prej 30 janarit 2019.

Një ditë më parë kreu i burgjeve Agim Ismaili deklaroi se asnjë i burgosur nuk është futur në këtë regjim.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, sipas legjislacionit në fuqi vendimmarrja i takon Ministrit të Drejtësisë pasi nuk janë të përcaktuara afate e sipas po këtij ligji Ministrja e Drejtësisë vendos pasi mbledh informacion nga institucionet e vuajtjes së dënimit.

Burgjet i referojnë informacion SPAK e më pas kjo prokurori ja përcjell ministrisë vendimin.

Tetë kërkesat janë për të dënuar të cilët janë në burgje si pjesë të grupeve kriminale të drogës, prostitucionit dhe vrasjeve.

Aktualisht në paraburgim 313-të janë 10 qeli të regjimit “41 bis”.

Në këtë regjim nuk lejohet telefoni, monitorimi bëhet 24 orë me kamera, nuk lejohet televizori, je i veçuar nga të tjerët dhe nuk lejohen takimet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!