5895 mjekë dhe infermierë janë pezulluar nga puna në Greqi, pasi nuk kanë pranuar që të vaksinohen. Numri pritet që të rritet në orët në vijim, sipas mediave në vendin fqinj. Në total mjekët dhe infermierët që nuk pranojnë që të injektojnë dozën e vaksinës kundër COVID-19 janë rreth 7500.
Departamenti i Pezullimit hodhi poshtë kërkesat e paraqitura nga stafi mjekësor, infermieror dhe strukturat e tjera shëndetësore, që kërkonin pezullimin e vendimit që imponon vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve në fushën e shëndetit dhe pezullimin në punë për ata që nuk janë vaksinuar.
Nesër dhe në ditët në vijim grupi i personelit të sistemit shëndetësor që nuk pranojnë të vaksinohen kanë paralajmëruar protesta. Ndërkohë që edhe Shqipëria mori vendimin për detyrimin e vaksinimit për mjekët./ db/ Abcnews.al