Refuzuan kontrollin e mjetit në Portin e Vlorës dhe plagosën policin, dy të ndaluar

schedule21:10 - 11 Mars, 2025

schedule 21:10 - 11 Mars, 2025

Një grindje ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, rreth orës 16:00.

Dy persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me një punonjës të policisë kufitare, i cili po ushtronte kontroll mbi mjetin.

Sipas burimeve, dy personat kanë refuzuar kontrollin e plotë të furgonit, me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane. Si pasojë e konfliktit, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa dy shtetasit janë ndaluar nga Policia e Vlorës.

/ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!