“Refuzova ilaçet dhe mjekun!”, Mimoza Ahmeti na zbuloi një tjetër prezantuese shtatzënë

schedule18:28 - 9 Mars, 2022

schedule 18:28 - 9 Mars, 2022

Mimoza Ahmeti gjatë intervistës në “Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi tregoi disa momente shumë delikate në jetën e saj, momente të cilat bënë të eksperimentonte edhe fusha të tjera të artit përvec letërsisë e botimeve.

“Muzika ishte një sferë që bëri edhe ajo krisjen në raportin tim me publikun.  Isha goxha pa qef në atë kohë, dhe doktori më thoshte që po s’more ilaçe ske shanse, që s’i mora deri në fund. Dhe fillova të merresha me muzikë, dhe dolën këto këngë që ishin jashtëzakonisht të veçanta dhe si gjithmonë ata që shkaktuan nogacionin, nuk mund të promovonin me qejf të madh këngët e mia. Arrita të bëj dy albume”.

Ajo ndau gjithashtu sepse ka dy projekte paralele me të cilat po punon sa i takon muzikës, një këngë qëështë duke e bërë më Zhakun dhe një koncert me Genti Lakon.

“Kohët e fundit kemi një këngë më Zhakun, ajo jeton në Gjermani me të shoqin e saj gjerman. Ka një projekt që po gatuhet me të. Por, ndërkohë ajo është shtatzanë dhe lajm i mirë shumë ky dhe nuk e di se sa do eci. Kam dhe një projekt me Genti Lako, bashkë me mua do të bëj një koncert”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!