Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së Komisionit të Rithemelimit, i cili refuzoi platformën e re të bashkimit të demokratëve.
Nëpërmjet një postimi në Fcebook Alibeaj se refuzimi i Komisionit të Rithemelimit nuk u shërben demokratëve.
Reagimi i plotë
“Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, vijimi me agjenden e parapërcaktuar si dhe mungesa e një reflektimi për situatën ku ndodhet sot PD është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve.
32 deputete te grupit parlamentar te PD jane jo vetem vota por dhe zeri i demokrateve qe sot me shume se kurre duan te ndalet procesi i percarjes dhe te nise bashkimi i vertete.
Jo me fjale por me vepra konkrete, ne cdo qelize te partise dhe jo vetem ne zyrat e selise qendrore.
Deputetët e PD duhet ti shërbejnë vetëm interesit të demokratëve dhe interesi i tyre është bashkimi dhe forcimi i PD. Koha për të ndalur rrugën e përçarjes që i shërben vetëm Edi Ramës është tani. Koha për të treguar maturi dhe përgjegjshmëri ështe tani.”
/abcnews.al./