Refuzimi i negociatave, analistët Zogaj e Nano: Franca ndryshoi rregullat e lojës, por përgjegjësia bie mbi Ramën

schedule23:58 - 18 Tetor, 2019

schedule 23:58 - 18 Tetor, 2019

Dera e mbyllur për herë të katërt radhazi nga Bashkimi Europian për Shqipërinë për analistët Preç Zogaj dhe Mustafa Nano është dëshpërues. Sipas tyre, pritshmëritë e Shqipërisë ishin shumë të larta edhe për shkak të premtimeve që liderë europianë apo përfaqësues të Brukselit kishin dhënë në këtë rast.

Për Preç Zogaj argument i dhënë nga Franca për çështjen e azilantëve është paradoksal, ndërkohë që është dakord me Edi Ramën kur thotë se pas këtij vendimi nuk duhet të biem në dëshpërim.

Por çfarë qëndrimi do të mbaj qeveria dhe kryeministri Rama pas këtij dështimi të radhës së Shqipërisë?

Për Mustafa Nanon, pikërisht vendimi që vendet e BE-së morën për çeljen e negociatave do të bëj që vëmendja dhe presioni i tyre në Shqipëri të jetë më i madh.

Dy analistët bien dakord kur bëhet fjalë për përgjegjësitë personale të Ramës dhe krahasimin me vendimin e kryeministrit maqedonas për tu dorëhequr.

Pavarësisht vendimit të marrë dy analistët nuk e shohin të mbyllur në mënyrë përfundimtare rrugëtimin e Shqipërisë drejtë BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!