Analisti Frrok Çupi I ftuar në “Tirana Live”, këtë të mërkurë ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili refuzoi që të takohet me kryeministrin Edi Rama, i cili ka parashikuar që ditën e enjte të shkojë në Prishtinë.
Çupi në fjalën e tij ka theksuar se me këtë refuzim, Kurti ka dhënë një lajm të keq për superfuqitë ku thekson faktin se shqiptarët nuk merren vesh në Ballkan.
“Zoti Kurti në mënyrë alegorike ka dhënë një lajm të keq për shqiptarët sot. Ka dhënë një lajm se shqiptarët janë konfliktual dhe nuk merren vesh në Ballkan, ai ka një mazhorancë, ndaj nuk duhet që ta harrojmë këtë. Këto 3 dekadat e fundit kanë funksionuar për shqiptarët, kemi fituar të drejtën e lëvizjes, njohjen e shqiptarëve, pasi kemi qenë një gropë e zezë, kemi fituar Kosovën, dhe në një moment krizë vjen ky lajm për superfuqitë se pse shqiptarët nuk merren vesh me njëri tjetrin”, ka thënë Çupi.
Ndër të tjera analisti ka deklaruar se vizita e Ramës është e pamundur që të pezullohet pasi ai nuk po shkon privatisht dhe me menje të tij në Prishtinë, por po shkon me një mision të dhënë për të dhënë mesazhet e perëndimit në lidhje me situatën në veri.
“Është e pamundur që Rama të ndërpresë udhëtimin pasi nuk shkon për një çështje private, as për Ballkanin e Hapur, dhe Albin Kurti e di këtë, por Rama po shkon me një mesazh të fuqive të perëndimit që nuk jepet në rrugë të ftohta, por në rrugë konfidenciale”, ka thënë ndër të tjera analisti./abcnews.al