“Refugjatët të mirëseardhur”, banorët e Fushë Arrëzit: I presim në qytetin tonë

schedule15:23 - 16 Nëntor, 2023

schedule 15:23 - 16 Nëntor, 2023

Ka vlera që koha i zbeh, por duket se mikpritjen shqiptarët e kanë ende cilësi të fortë.

Banorët e Fushë Arrëzit thonë se refugjatët që do të mbërrijnë në Shqipëri në bazë të marrëveshjes me Italinë janë të mirëpritur edhe në qytetin e tyre të vogël.

Mendojnë se është koha që shqiptarët të tregohen dashamirës e të veprojnë njëjtë siç vepruan shumë shtete kur ata trokitën si emigrantë.

Kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit tregon se e ka përjetuar vetë emigracionin dhe kjo ishte një ndër aryset që e shtyu t’i shkruante Kryeministrit Rama për të pritur refugjatë.

Ndihet i keqardhur që lajmi i marrëveshjes për emigrantët ka prodhuar reagime raciste.

Hil Curri mohon qëllimet politike në kërkesën drejtuar kreut të qeverisë, thotë ashtu si edhe Kryeministri qëllimet e tij janë vetëm humane.

Nëse Fushë Arrëzi do të mirëpres refugjatë ata do të streohen njëjtë si në Lezhë, në kampe të mbyllura ku nuk do të kenë kontakte me banorët e qytetit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!