Marrëveshja e Ramës me homologen Meloni për pranimin e përkohshëm të refugjatëve, ka ngritur pyetje se cili është interesi i Shqipërisë në këtë proces.
Kryeministri shqiptar u pyet nga TV italian, Rai, nëse në këmbëim të kësaj, është një anëtarësim më i shpejtë në BE. Edi Rama e mohoi një premtim të tillë.
“Nuk e kemi bërë këtë se Italia do na hapë negociatat. Është qesharake. Ne i kemi hapur negociatat dhe hyrja në BE nuk ndodh kështu. Nuk është se Italia thotë merreni 3 mijë emigrantë dhe ne ju fusim në BE. Në çfarë bote jetojmë, duhet të jemi më seriozë kur diskutohen këto çështje. Kjo cështje është shumë e komplikuar për mua, nuk gjej ndonjë përgjigje për fluksin e emigrantëve që vijnë nga deti në Itali e duan të futen në BE, askush se ka gjetur zgjidhjen, ska asnjë tryezë si ta zgjidhim këtë.
Edi Rama drejtoi gishtin e përgjegjësisë tek vende të mëdha të unionit, të cilat po përdorin sipas tij, politika diskriminuese për emigratët.
“Më duhet të them se ka vende europiane që janë të mbyllur për emigrantët që vijnë nga vende ku njerëzit kanë një fe tjetër etj..këta vende kanë qenë të paparë për të marrë ukrainas të ikur nga agresoni rus, se janë të bardhë dhe janë kristianë. Ka dhe vende europiane me politikë pa diskrimin për të gjithë pavarësisht ngjyrës e fesë.”
Sipas shefit të qeverisë shqiptare, duhet të gjendjet një vijë e mesme për t’i trajtuar të gjithë si njerëz të barabartë, por nga ana tjetër duhet gjetur rruga europiane për të respektuar të drejtat e çdo njeriu për të pasur një të ardhme, por edhe për të mos lejuar që nga kjo bujari të përfitojnë terroristët apo kriminelët./abcnews.al