Qeveria shqiptare nuk ka reflektuar uljen e rritjes ekonomike si pasojë e tërmetit në programin e reformave ekonomike 2020-2022. Në raport theksohet se rritja ekonomike afatmesme në Shqipëri parashikohet të shënojë nivelet prej 4.1%në vitin 2020 dhe 4.0% në vitet 2021 dhe 2022. Ndërkohë që pas publikimit të faturës së dëmeve nga tërmeti u vlerësua se rritja ekonomike gjatë këtij viti nuk do të jetë më shumë se se 3.5%.
Në programin afatmesëm thuhet vetëm se Shqipëria është goditur nga një tërmet shumë i fortë, pasojat ekonomike të të cilit mbeten për t’u vlerësuar në periudhën afatmesme, për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara në rrethet e Durrësit dhe të Tiranës, ku u shpall dhe gjendja e jashtëzakonshme nga qeveria.sfidë për ekonominë shqiptare në vitet e ardshme përcaktohet përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i sistemit në drejtësi.
Po ashtu si sfidë përcaktohet edhe shënjestrimi i politikave aktive të tregut të punës dhe aftësimi professional. Ndërkohë që elementët që vlerësohen si risqe për ekonominë shqiptare janë të ardhurat e qeverisë, shpenzimet dhe administrimi i borxhit që lidhet me konçesionet PPP ,vendimet gjyqësore, katastrofat natyrore dhe sektori financiar ose rreziqet afatgjata.
Në programin afatmesëm parashikohet që pagesat për PPP të arrijnë maksimumin gjatë 2021 me një vlerë prej 15.2 mld lekë ndërsa në 2022 ulet në 14.6 mld lekë. Në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022 konstatohet se pjesën më të madhe të këtij fondi do e marrë “Rruga e Arbrit”, pasi pagesa për vitin 2020 është parashikuar në vlerën e rreth 32 milionë euro./abcnews.al