Reforma zgjedhore, zbardhet propozimi i PD për financimin e partive politike

schedule09:25 - 3 Mars, 2020

schedule 09:25 - 3 Mars, 2020

Tryeza e Reformës zgjedhore mblidhet sërish këtë të martë në kuadër të takimeve për diskutimin e planit të punës të përcaktuar. Ndërkohë pak para takimit janë zbardhur propozimet e Partisë Demokratike për financimin e partive politike.

ABC News ka siguruar draft propozimin e Partisë Demokratike ku theksohet se burimet e financimit të fushatës për subjektet zgjedhore janë fondet e dhëna paradhënie nga Buxheti i Shtetit për partitë politike të regjistruara si subjekte zgjedhore. Janë po ashtu të ardhurat e vetë subjektit zgjedhor të krijuara sipas ligjit.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për ABC News së ky është drafti i fundit që PD-ja do të paraqesë në tryezën zgjedhore, ekspertët dhe përfaqësuesit politike po diskutojnë draftin për financimin e partive politike. Partia Demokratike duket se është tërhequr nga qëndrimi i saj fillestar për financim 100% nga buxheti i shtetit duke marrë parasysh edhe sugjerimet politike.

Ndër të tjera në propzimin e PD-së për financimin e partive politike thuhet se financimi i partive udhëhiqet nga parimi i transparencës. Të dhënat për burimet financiare të partive, si dhe për shpenzimet e tyre publikohen kurdoherë.

Sipas draftit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive, sipas rregullave të këtij ligji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!