Reforma zgjedhore, seanca dëgjimore me grupet e interesit

schedule15:21 - 9 Mars, 2018

schedule 15:21 - 9 Mars, 2018

Ndryshimi i ligjit për partitë politike u diskutua në komisionin e reformës zgjedhore në seancën dëgjimore me grupet e interesit. Çështja mori në parim mbështetjen e opozitës, e cila përmes kreut të LZHK, Dashamir Shehi, ritheksoi nevojën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Komisioni i reformës elektorale u mblodh për vijimin e seancave dëgjimore me grupet e interesit lidhur me propozimet e tyre për ndryshimin e kuadrit ligjor. 20 minuta i la ligjvënësi për propozime Institutit të Studimeve Politike dhe Koalicionit për zgjedhje të lira dhe demokraci të qëndrueshme dhe Institutit të Studimeve Politike. Hapësirën e shfrytëzoi intensivisht vetëm kjo e fundit përmes përfaqësuesit Afrim Krasniqi.

Deputetët rezervuan pyetjet mbi materialin shumëfaqësh, por ishte bashkëkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, ai i cili minimalisht në parim për një gjë i dha të drejtë.

Çështjen e ndryshimit të sistemit, të kërkuar nga partitë e vogla, por ende të padiskutuar në komision nga ato kryesore, e risolli Dashamir Shehi.

Komisioni pritet të adresojë disa çështje të përcaktuara si më parësore, bazuar tek rekomandimet e OSBE/ODIHR, por edhe duke vendosur afrimin e votimit elektronik offline si prioritet kyç të punës së saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!