Reforma Zgjedhore, pas takimit me aleatët, selia e PD “mësyhet” nga ambasadorët

schedule15:24 - 1 Qershor, 2020

schedule 15:24 - 1 Qershor, 2020

Pas takimit  me aleatët, tek Lulzim Basha në Selinë Blu kanë arritur ambasadorët ndërsa po diskutohet për Reformën Zgjedhore.

Në Selinë e Partisë Demokratike kanë mbërritur, prej më shumë se 15 minutash, ambasadorja e SHBA-ve, ambasadori i BE-së si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe.

Pasi  palët dështuan që të arrinin një marrëveshje për Reformën Zgjedhore brenda afatit të cilin ata e kishin vendosur vetë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe britaniku Duncan Norman i kanë shkuar tashmë Bashës në Selinë Blu.

Lexo edhe: Një orë pas takimit me aleatët, Basha takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe

Kujtojmë këtu se përpara se të mblidhej me amabasadorët, Basha u mblodh me aleatët në orën 14.00 për të diskutuar rreth Reformës Zgjedhore.

Të dielën mbrëma, kur ishte edhe afati i fundit për të arritur në një marrëveshje, Këshilli Politik u mblodh për disa orë por dështoi që të përfundonte brenda afatit draftin konsensual të Reformës Zgjedhore. /abcnews.al/