Reforma Zgjedhore me lista të hapura? Pëllumbi: Kemi qene mbështetës, por ka të mirat dhe defektet e veta

schedule21:03 - 10 Janar, 2024

schedule 21:03 - 10 Janar, 2024

Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka deklaruar se kanë qene mbështetës që Reforma Zgjedhore të jetë me lista të hapura, por kjo gjë ka të mirat dhe defektet e veta.

Ai ka theksuar përballë politologut Roland Lami në emisionin “Real Story” se pavarësisht llojit të kodit do të ketë gjithmonë njerëz të pakënaqur

Pëllumbi: Marrim rastin që listat janë komplet të hapura, unë jam një deputet i ri, një djalë i ri, 30-vjeçar, aspiroi, nuk jam askush, nuk më njeh asnjëris sepse nuk jam një figurë politike. Si do ta fitojë unë? Si paska barazi gare, kur unë në këto tetë vjet që jam deputet, kam mijëra orë dalje televizive dhe dikush tjetër që është për herë të parë dhe se njeh askush.

Lami: Po mund të jesh konsumuar ti…

Pëllumbi: Pjekja e një klase politike është pikërisht pranimi i asaj që ndodh. Edhe sikur të behet kodi më i mirë i mundshëm, gjithmonë do dali dikush dhe do thotë ti ma bërë kështu se ti kishe më shumë mundësi. Ajo që thash unë pak më përpara, është që çfarë do lloj kodi të kemi, sido që të jetë kodi, po nuk u zbatua ashtu siç duhet gjithmonë ka njerëz të pakënaqur. Ajo ç’ka thash për listat e hapura se ne kemi qene mbështetës, por ka të mirat dhe defektet e veta. Pra, nuk është se fakti që ne kemi lista të hapura e perfeksionuam./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!