Reforma Zgjedhore/ Kume: Opozita nuk është shprehur se mund të ketë një zgjidhje ndryshe, ideja e Bashës e pamundur

schedule13:51 - 11 Prill, 2024

schedule 13:51 - 11 Prill, 2024

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume ka deklaruar në “Tirana Live” se opozita nuk është shprehur se mund të ketë një zgjidhje tjetër për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, askush nga opozita nuk ka paraqitur ndonjë ide, përveç Lulzim Bashës, ideja e të cilit është e pamundur.

“Nuk kemi asnjë ndryshim fare nga ajo që është diskutuar në Këshillin Politik, përveç se kohës që ka rrjedhur. Jemi në të njëjtën pikë, në të njëjtat qendrime si të opozitës ashtu dhe të mazhorancës, jemi me të njëtën njerëz, unë nuk pres të kemi ndryshime. Do tjerret diskutimi, çdo palë do mbështetje të vetën, fundi nuk do të ndryshojë asgjë. Ajo që prodhohet për mua si rezultat i kësaj sjellje të këtyre që janë mandatuar për mua dhe për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor do të jetë mosrealizimi i ndryshimeve që për mua janë me të vërtetë të rëndësishme në mënyrën e funksionimit të Kodit tonë Zgjedhor dhe një ndër to është problemi i sistemit.

Opozita nuk është shprehur për mua, nuk kam dëgjuar të shprehet për mua, përveç grupimit që drejtohet nga Basha. Nuk janë shprehur se mund të kenë si objekt i trajtimit dhe merakut për të realizuar një zgjidhje ndryshe, çështje që kanë të bëjnë me zgjidhje të sistemit. Zoti Basha ka paraqitur një ide, e cila është e pamundur. Ndërkohë, unë dëgjova nga deklarata e zotit Bylykbashi, e sapo dal nga grupi i punimeve për reformat, ishte analiza që i bëjnë rezultatit të marr për zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat u realizuan sipas këtij sistemi, i zbatuar duke e ndarë Shqipërinë në 12 njësi zgjedhore dhe sipas tij, janë një numër i konsiderueshëm mandatesh, që sipas tij, PL ose LSI e atëhershme i humbi vetëm si rezultat i kësaj formule të zbatimit të sistemit zgjedhor. Për sa kohë që zoti Celibashi e artikuloi një defekt të tillë që ne kemi lidhur me numrin e ndarjes së zonave dhe derisa e konsideron si të tillë do të thotë që është defekt që duhet të trajtohet në kuadër të ndryshimeve që duhen bërë për legjisclacionin, në të kundërt pse e deklarojnë diçka të tillë. Zgjidhja është në tavolinë”, u shpreh Kume./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!