Reforma Zgjedhore/ Kume: Nuk arrihet me kete komision, pas marsit ta bejne eksperte

schedule15:35 - 12 Janar, 2024

schedule 15:35 - 12 Janar, 2024

Ish kreu i KQZ Kristaq Kume shprehet skeptik per arritjen e një drafti nga komisioni i reformës zgjedhore deri ne mars. Si zgjidhje te ngercit pas kesaj Kume propozom kryerjen e reformes elektorale nga nje grup ekspertesh te pavarur

“Për mua zor se mund të zgjidhet problemi të nisë nga puna komisioni kështu sic është. Vetë komisioni ka probleme ka anëtarë që nuk janë më deputetë, duhen bërë ndryshime, shto edhe faktin e problemeve që janë në PD, ngërci do të jetë zorshëm i zgjidhshëm.Dy mundësi janë: Së pari, të ndryshohet rregulli si funksion ky komision. Është bipartisan dhe si i tillë ka dy bashkëkryetar, që kanë të drejtën e vetos. Në këto kushte jo vetëm në aspektin politik problemi do jetë i vështirë për tu zgjidhur.nëse ndërhyhet në mënyrën si funksionon ky komision, ku vendim i merr me shumicë të cilësuar, mos ketë fare bashkëkryetar, që nuk do ketë më të drejtën e vetos. PD e drejtuar nga berisha do ketë përf jo vetëm Bylykbashin dhe votimi me votë të cilësuar e bën atë që synohet të realizohet. Së dyti, ajo ç’ka përgatit komisioni në kod që më pas kërkon 84 vota, kjo është e rëndësishme. Mund të zëvendësohet ky produkt nga grup ekspertësh jashtë Kuvendit. Mos ketë komision parlamentar ad hoc, por të ketë një grup që angazhohet nga kuvendi dhe të jenë specialist jo përfaqësues nga partitë, dhe produkti i tyre më pas të miratohen në parlament”.

Kume tha se urgjent mbetet respektimi i vendimit të gjykatës Kushtetueses lidhur me herësin, ku edhe nëse komisioni nuk do funksionojë, Kuvendi është i detyruar ta miratojë.

“Lidhur me herësin, është një problem që duhet trajtuar dhe do trajtohet edhe nëse komisioni nuk do funksionojë, apo edhe mundësia e dytë, Kuvendi është i detyruar ta pasqyrojë këtë kërkesë që vjen nga kushtetuesja. Zgjedhjet atakohen në kushtetuese, vendimet e kushtetueses prodhojnë efekte kushtetuese”.

Kume, tha se politika nuk duhet ti vari shpresat te faktori ndërkombëtar mbi kapërcimin e këtij ngërçi, teksa u shpreh besimplotë në miratimin e reformës zgjedhore me 84 vota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!