Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri, duke diskutuar në ‘Real Story’ për komisionin e Reformës Zgjedhore, tha se maxhoranca duhet të jetë e qartë me ligjin. Ai thotë se s’mund të bëhet lojë me ligjin pasi është e përcaktuar qartë në gjykatë se kryetar i PD-së është Basha.
“E para e punës, duhet të themi se Basha ka hedhur në tavolinë 4 propozime, ku thotë se kryefjala është Kodi Zgjedhor. I pari, duke qenë se është edhe Gjykata Kushtetuese, kthehet automatikisht në kusht por kur themi se Rama thotë se nuk ia jap asnjë gjë, ne i themi perëndimor. Lindorët thonë jam unë këtu dhe s’ka asnjë tjetër. Gënjeshtër e madhe sepse janë ata që nuk po thërrasin komision.
Ne kemi kërkuar të mblidhet komisioni, kemi edhe shkresa. Basha ka bërë një gjë të mirë këto 5 muaj ka qenë që çështjes së përfaqësimit politik në gjykatat dhe në parlament nuk i është ndarë në asnjë sekond. Kërkesat kanë qenë të vazhdueshme për të mbledhur komisionin për të mos bërë lojëra PS me Bylykbashin dhe Alibeajn sepse kjo është PD. Nikolla akoma luan me dy gjëra, një se kush është kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe e dyta ka lënë të kuptohet se mund të luajë me idenë e bashkëkryetarit të komisionit të reformës.
Kjo është e papranueshme. Pra ne kemi dy vija të kuqe. Nuk ka qenë e qartë. Axhoranca duhet të jetë e qartë për një gjë, çfarë thotë ligji se kryetari i PD-së është Basha, vendimi i gjykatës së lartë nuk prodhon efekt juridik. Po të shkosh sot në gjykatë dhe të kërkosh vërtetim se kush është kryetar i PD-së, është Basha.
Nuk mund të ketë një lojë me ligjin përsa kohë PD në gjykatë është regjistruar me këtë kryetar dhe me atë status dhe zoti Rama, nëse respekton ligjin dhe Kushtetutën duhet të jetë korrekt me këtë pjesë. Pastaj nëse bëjnë një parti tjetër, ne këtu e kemi problemin. Ju nuk përfaqësoni PD-në, por një grup tjetër.”, tha Kulluri./abcnews.al


