Reforma zgjedhore dhe vota e diasporës/ Bejko: Është e pa garantuar, ka kosto të lartë financiare

schedule13:49 - 23 Korrik, 2024

schedule 13:49 - 23 Korrik, 2024

Roland Bejko në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, foli për reformën zgjedhore dhe votën e diasporës për zgjedhjet e vitit 2025.

Ai u shpreh se në këto kushte vota e diasporës përmes shërbimit postar nuk është e garantuar dhe se ka kosto të lartë financiare.

Ndër të tjera Bejko foli për të ardhmen në politikë, ku u shpreh se nuk është i ngutur për të marrë pjesë në një angazhim, lëvizje politike, teksa theksoi se nëse do jetë serioz atëherë do të bëhet pjesë.

Rezulton se vota e diasporës nuk është e garantuar. E p[ara ka një kosto të madhe financiare, e dyta.. ne nuk po garantojmë votën këtu. Kush do jetë garanti? Këtu bëhen çudira. Nuk është e sigurt vota me postë në Shqipëri. Mund të ndryshohen kutitë. Nuk më duket zgjidhje. Zgjidhje është votimi elektronik.

Më vjen mirë që këto që i thoshim ne deri dje, i thotë Basha tani pasi humbi vulën. Fajtori nuk është vetëm i që kryen një veprim, por edhe ai në mosveprim.

Dëgjova sot artikulimin e Bashës, harron Basha që ishte kryetar nga viti 2013 deri në vitin 2024. Në vitin 2021 formuan një komision ndërkohë që komisioni sipas statutit ekzistonte., thanë qe do shihje pastërtia e kandidatëve. Ca bënë? Basha u thoshte demokratëve që do vendoseshin ën krye të listave ata që propozoni ju. Dhe nuk e bëri. Duhet të thotë ‘më falni për çfarë kam bërë, nuk e bëj më’. Duhet ta ndjesh që kë bërë vërtetë faj.

Unë nuk jam i ngutur për të marrë pjesë në një angazhim të madh politik. Nëse do jetë serioz do marrë pjesë, në të kundërt jo.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!