Reforma Zgjedhore, Basha: Topi në derën e PS-së, nuk mund të jemi fasadë

schedule10:59 - 19 Maj, 2020

schedule 10:59 - 19 Maj, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha pas takimit me ambasadorët u shpreh Shqipëria po bën hapa pas. I pyetur për procesin e Reformës Zgjedhore, Basha bëri përgjegjëse Partinë Socialiste, ndërsa shtoi opozita nuk mund të jetë fasadë.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme është një nga angazhimet tona edhe me artistët. Do të bëjmë gjithçka për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm dhe për të shkuar një orë e më parë në kutitë e votimit. Kthimi në tryezë nuk varet nga ne, nuk mund të jemi fasadë e këtij procesi.

Lexo edhe: Përfundon takimi me ambasadorët, Basha: Prioritet ekonomia dhe procesi i integrimit

Vullneti nuk shprehet me fjalë por me vepra. Kurrë më shumë se sot topi nuk ka qenë në derën e PS.

Ata refuzuan propozimet tona. E kemi prioritet zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e reformës dhe përmbylljen brenda afateve të përcaktuara është e PS. Fasadë nuk mund të jemi”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!