Reforma Zgjedhore/ Ambasadori i BE-së: Kërkon kontributin e të gjithëve, duhet dialog konstruktiv

schedule14:09 - 16 Janar, 2024

schedule 14:09 - 16 Janar, 2024

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka komentuar nisjen e procesit për Reformën Zgjedhore. Nga Gjirokastra, diplomati theksoi se është e nevojshme që të merren parasysh rekomandimet ndërsa shtoi se faktorët politikë duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për zbatimin e reformës.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit tëq OSCE-ODIHR që mendoj se është normale. Për ne si mision ka pasur disa rekomandime dhe është normale që të ketë reagim për to dhe ju duhet të bëni këtë reformë nëpërmjet një dialogu politik konstruktiv.

Kjo është mbi të gjitha që të funksionojë demokracia parlamentare dhe mendoj se reforma elektorale është një nga ato raste kur duhet kontributi i të gjithëve, maxhorancës, opozitës, si edhe të gjithë faktorëve. Ndaj duhet të gjendet ky bashkëpunim.”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!