Reforma për arsmin e lartë/Interpelanca me Ministren Nikolla

schedule10:25 - 22 Shkurt, 2018

schedule 10:25 - 22 Shkurt, 2018

Kuvendi e ka nisur seancën e sotme me interpelancën me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla, kërkuar nga një grup prej 7 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në lidhje me reformën për arsimin e lartë.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu përgjigj kërkesës së deputetëve të LSI për interpelancë për ligjin e arsimit të lartë. Ajo tha se universiteti publik nuk është në kaos për shkak të këtij ligji, por për probleme të brendshme, të cilat do të zgjidhen.

Mehmetaj: Ministrja siç bëri në seancë dëgjimore ashtu bëri dhe sot foli për ato që do të thotë dhe jo për problemet që ngrejmë. qeveria ka harruar premtimet dhe ka rritur vetëm tarifat për universitetet dhe ministria është përgjegjëse. Si për të për mos mjaftuar këto, qeveria ka vendosur të heqë bursat për studentët. Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit nuk janë hartuar dhe po ashtu, as institutcionet që duhet të merren me zbatimin e ligjit.

Ministria është përgjegjëse e drejtpërdrejtë që shumë studentë nuk ndoqën ëndrrën dhe meritën e tyre për arsimin e lartë.

Nikolla: Kam qenë prezente në 4 seanca dëgjimorë pothuajse 20 orë,  për shkak të keq drejtimit të komisionit, e paprecedentë. Deklaroj se në MASH është zhvilluar një proces gjithpërfshirës për aktet nënligjore. Ju them me bindje se asnjë universitet publik sot nuk është në kaos, prej ligjit të ri të arsimit të lartë. Dëshira për t’i veshur sistemit disa problematika të universitetit të Tiranës është krejt e pavend. Problemet që has sot janë të brendshme që do të zgjidhen shumë shpejt me përfshirjen e të gjithë aktorëve në jetën e atij universitet dhe marrjen e vendimeve të duhura në kohën e duhur.

 

Seanca nisi me betimin e deputetit të ri Astrit Veliaj, i cili mori mandatin e lënë nga Eduart Halimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!