Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reforma në drejtësi/ Rama flet nga Selaniku: E bëri PS. Pa mbështetjen e SHBA-BE, nuk do ia dilnim

schedule11:31 - 3 Nëntor, 2024

schedule 11:31 - 3 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se reforma në drejtësi u bë falë angazhimit të Partisë Socialiste.

Në tubimin me shqiptarët në Selanik, Rama deklaroi u realizua edhe falëve mbështetjes së aleatëve, SHBA-BE.

“Shqiptarët janë analistët më të mirë politikë që mund të gjesh. Mes shqiptarëve ka dallim, ata që ndjekin politikën nga jashtë, janë edhe me të kthjellët. Jam i bindur që ju i shihni dhe i dëgjjoni përnatë, ata që përpiqen mes kanaleve televizive, portaleve që t’iu bindin se reforma në drejtësi është teatër i qeverisë. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, gijotina nuk do kishte prerë aq shumë koka në radhët tona. Nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e qeverisë. Thonë, reformën e bëri Amerika, .Amerika aty ishte, edhe përpara sesa ne t’i hunim detit në këmbë. AMerika është aty edhe me vendet e tjera të rajonit, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Amerika nëse e kishte këtë peshqesh, pse nuk na e solli më përpara? As Amerika, as SHBA nuk mund ta bëjnë nëse nuk gjendet forca e brendshme. Shqipëria e ka këtë forcë të brendshme, quhet Partia Socialiste e Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!